Plagosi me thikë gruan italiane në Kavajë, flet burri: Shokët e saj erdhën në dhomën e më rrahën

schedule11:59 - 28 Janar, 2021

schedule 11:59 - 28 Janar, 2021

Një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij italiane në një hotel në Kavajë.  ABC mëson se është zbardhur dëshmia e tij në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Sipas tij, në katin e parë të hotelit po bëhej një festë dhe nga aty vinte zhurmë. Ai është ankuar për zhurmën pasi ishte orë e vonë. Fillimisht, sipas tij, kanë qenë disa miq të bashkëshortes së tij, të cilët i kanë shkuar në dhomën dhe e kanë rrahur.

Më pas, në konflikt e sipër, tregon ai, ka marrë një thikë të vogël dhe ka qëlluar bashkëshorten në pjesën e parakrahut. Policia vijon ta mbajë në Komisariatin e Kavajës, por akoma nuk ka një vendim për të nëse do të ketë apo jo fletë arresti. s.b/abcnews.al/