Bashkia Shkodër bën me dije se sot situata është përkeqësuar për shkak të përmbytjeve, duke rrezikuar shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit.
Banesat rrezikohen për shkak rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e nënShkodrës, dhe në këtë mënyrë ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit, Dajç dhe Shkodër.
“Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore. Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.
Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, shtohet më tej në komunikim.
/abcnews.al/