Gazetari Enkel Demi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme lidhur me përgjimet Ndrageta.
Demi shprehet se shqiptarët janë të pa mbrojtur, nuk kanë një sistem drejtësie, kanë drejtorin e policisë akuzohet për lidhje të drejtë për drejta me Ndragetën, kanë një politikanë i cili është kryetari i qeverisë i cili shan dhe bërtet po ndërkohë njerzit e tij janë të lidhur drejtë për drejtë me krimin e organizuar dhe kanë vetëm një gjë në dorë për momentin: Ata që duan ti bëjnë nënën Shqipërisë të paktën mund të flasin.
“Gjuha e përdor prej tij teje vulgare, i cili rrëfen një triumf të injorancës tek ky njeri. Në fakt pot ë shoqërohesh nga mëngjesi deri në dark me te frotë, me bandidtë, normalisht do fillosh të përdorësh edhe gjuhën e tyre. Nësë nuk lexon më libra, nëse nuk e do më punën tënde dhe sillesh si kapobande atëherë ky është një problem. Nuk është hera e parë që Edi Rama gjatë ushtrimit të pushtetit të tij ndërvite ka përdorur këtë gjuhë vulgare dhe nuk të bën më përshtypje. Këtë gjuhë ai ka përdorur pak a shumë ku u fol 8 vite më parë për uljen e një avioni të mbushur me drogë në plazhin e Divjakës, të njëjtin diskutim ai bëri kur një avion tjetër ngeci në rërat e Ishmit dhe diskutime të kësaj natyre ai ka bërë skandal pas skandali. Shprehja e tij është shumë e thjeshtë, të gjitha këto i thon ato që duan t’i bëjnë nënën Shqipërisë“, u shpreh Kel Demi.
“Edi Rama dje ka urdhëruar SPAKUN që most ë bëjë hetime në Shqipëri, Edi Rama tha dje që në dosjet e Ndragetës nuk ka asgjë, aq më tepër për njerëzit e tij, kështu që nuk duhen bërë më hetime. Fakti është se Spaku nuk po e heton. Me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë nuk tallen dot. Nësë Spaku nuk e vret mendjen për këtë dosje dhe vihen në lëvizje për një sanitare apo një infermiere që vjedh apo grabit, atëhere kemi dy standarte dhe mbi të gjitha dhe nivelet e standarteve janë mëse të kuptueshme. Shqiptarët janë të pa mbrojtur, nuk kanë një sistem drejtësie, kanë drejtorin e policisë akuzohet për lidhje të drejtë për drejta me Ndragetën, kanë një politikanë i cili është kryetari i qeverisë i cili shan dhe bërtet po ndërkohë njerzit e tij janë të lidhur drejtë për drejtë me krimin e organizuar dhe kanë vetëm një gjë në dorë për momentin: Ata që duan ti bëjnë nënën Shqipërisë të paktën mund të flasin”, tha ndër të tjera Kel Demi./abcnews.al