Ndëshkim për punonjësit e padeklaruar

schedule13:49 - 17 Gusht, 2018

schedule 13:49 - 17 Gusht, 2018

443 tatimpagues nuk kanë deklaruar punonjësit. Si rrjedhojë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur ndëshkimet ndaj tyre duke bërë të mundur që rreth 2.800 punonjës të përfshihen në skemën e kontributeve.

42.2 milionë lekë është vlera e shkeljeve për punonjësit e padeklaruar. Kjo shifër e bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i përket periudhës 28 maj-12 gusht të këtij viti, kohë në të cilën u evidentuan 443 tatimpagues me punonjës të padeklaruar në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Si pasojë e masave që u morën nga Administrata Tatimore rezulton se 2,792 punonjës u përfshinë në skemën e kontributeve për periudhën e marrë në analizë.

Ky është një nga qëllimet kryesore të planit të masave që po zbaton Drejtoria e Përgjitshme e Tatimeve, në kuadër të sezonit turistik. Në mënyrë të përsëritur i është kërkuar tatimpaguesëve që të regjistrojnë të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes, me kohë të plotë apo të pjesshëm. Ndërsa çdo i punësuar ftohet që të të denoncojë rastet e mospagesave të kontributeve për punën e kryer./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!