Policia e Tiranës ka bërë bilancin e një jave nga kontrollet në rrugët e kryeqytetit në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore. Përpos gjobave, 10 drejtues mjetesh janë arrestuar. Në njoftimin për mediat, policia ka një apel për shoferët “nisur edhe nga kushtet atmosferike të renduara, bëni kujdes maksimal me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Bilanci i javës
- 10 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi;
- 65 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat 40 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 10 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;
- 26 automjete të ndëshkuara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe gara shpejtësie;
- 67 automjete të ndëshkuara për shkelje të sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor);
- 157 drejtues mjetesh të proceduar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve;
- 63 drejtues mjetesh të proceduar për mosdhënie përparësie këmbësorëve;
- 1670 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje të rregullave të qarkullimit;
- 145 drejtues mjetesh të proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit;
- 172 drejtues mjetesh të proceduar për parakalime të gabuara;
- 23 masa të ndryshme administrative për shkelje dhe mangësi në dokumentacion nga drejtues të mjeteve të transportit publik;
- 31 automjete me targa regjistrimi të shteteve të tjera, të shoqëruara në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore, një nga cilët ka rezultuar automjet i vjedhur.
db//Abcnews.al

