Sherif Kallaku objektivi i madh, zbulohen prapaskenat në “Pressing”

schedule12:17 - 26 Janar, 2021

schedule 12:17 - 26 Janar, 2021

Sherif Kallaku mund të rikthehet në Superiore, gjithmonë nëse Lokomotiva Zagreb do ta pranojë kërkesën e Teutës për ta huazuar fantazistin që vjet ishte lideri i durrsakëve. Kjo u zbulua në emisionin “Pressing”ABC, teksa gazetari dhe moderatori Gerti Çarçani e ngacmoi Sulejman Starovën.

Merkato është mbyllur me ardhjen e Jackson dhe Plakun. Këtë të fundit e presim sepse ka pësuar një dëmtim të vogël”, tha fillimisht Starova. Moderatori Çarçani më pas u shpreh se Kallaku mund të huazohet te Teuta në pjesën e mbetur të sezonit.

Reagimi i Starovës la të kuptonte se ky lajm është i vërtetë kur u shpreh: “Këtë lëvizje po e mbaja rezervë unë”. Kallaku në verë kaloi te kroatët për shumën e 150 mijë eurove dhe me Lokomotivën ka luajtur 14 ndeshje (9 titullar), duke shënuar edhe një gol.

Kulmin e pati vjet, me 14 gola të shënuar. Si mesfushor askush nuk e kishte bërë në Superiore diçka të tillë dhe kështu ofertat për të ishin të shumta. Fantazisti u transferua në Kroaci dhe tani është edhe pjesë e kombëtares shqiptare. /abcnews.al