Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video+Emri/ Merr flakë makina në Prezë pas përplasjes, plagoset rëndë drejtuesi

schedule17:18 - 16 Gusht, 2018

schedule 17:18 - 16 Gusht, 2018

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme Prezë. Sipas Policisë një makinë me targa AA724OM është përfshirë nga flakët pasi është përplasur me bordurën anësore, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit Sulejman Dervishi.

Policia njofton se 70 vjeçari është nxjerrë menjëherë nga mjeti dhe është dërguar për mjekim në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.



Një dëshmitar në vendngjarje njoftoi ABC News se makina është përfshirë nga flakët, pasi është përplasur me bordurën anësore, të shoqëruar edhe me video nga vendi i ngjarjes.

Dëshmitari:Ne e nxorrëm nga makina dhe e transportuam pak më tutje pasi kishim frikë se mund të ishte me benzinë dhe të shpërthente. I dhamë ndihmën e parë deri sa erdhi ambulanca e cila më pas e transportoj për në spital.Shoferi ishte i dëmtuar shumë në kokë, ishte koshient, por nuk mund të fliste dhe reagonte.

Informacion Paraprak

Më datë 16.08.2018, rreth orës 16:43, në Prezë, mjeti me targë AA724OM me drejtues shtetasin S. D., rreth 70 vjeç, është përplasur me një bordurë rruge ku për pasojë mjeti ka marrë flakë.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi S. D., është nxjerrë menjëherë nga mjeti dhe po dërgohet për mjekim në spital në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!