Izolohen sërish banorët e Obotit, rrëshqitje toke në Torovicë

schedule16:07 - 25 Janar, 2021

schedule 16:07 - 25 Janar, 2021

Oboti është përmbytur sërish. Banorët e këtij fshati të Shkodrës janë izoluar.Gjatë 10 orëve të fundit niveli i ujit ka arritur në 1 metër. Të vetmet mjete që kanë për të shkuar në shtëpi janë varkat.

Lëvizja me varkë është primitive por të paktën ju zgjidh punë. Pasi duhet të dalin nga banesat për të siguruar ushqime.

Banorët ndihmohen për të lëvizur dhe nga mjete e ushtrisë.

Probleme ka dhe në zona të tjera. Administrator i njësisë Ana e Malit, thotë se kanë probleme dhe me bazën ushqimore për bagëtitë.

“Rreth 1000 ha tokë e përmbytur. Në Olbik është shtuar më shumë, Muriqani është i gjithi në ujë. U bën shumë ditë që mungon baza ushqimore për bagëtitë. Ka 10-12 ditë që ska furnizim”, shprehet ai.

Ndërkaq në Qarkun Lezhë në fshatin Torovicë ka patur sërish rrëshqitje të dherave dhe një pjesë e banorëve kanë shkuar tek të afërmit ndërsa të tjerët thonë se nuk kanë ku të shkojnë.

Në këtë fshat janë përmbytur edhe tokat bujqësore.

Edhe në disa fshatra të Krujës Murqine, Mallkuç, Derven dalja nga shtrati e lumit Ishëm ka përmbytur katet e para të banesave dhe tokat.

Ndëkaq dhe fshati Gjorm i Kurbinit është përmbytur sërish. Banorët ankohen se pushtetarët vendor nuk janë interesuar për të pastruar kanalin e kullimit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!