Laçi ka mundur Tiranën në kryeqytet dhe heroi ishte Mentor Mazrekaj, me një goditje dënimi që vulosi fatet e kësaj përballjeje që i sheh kampionët në fuqi 16 pikë larg Vllaznisë së kreut dhe tani nuk mund të flitet më për titull.
Një ndeshje e luftuar që nisi me një rast të mirë shenimi për Tiranën, por Muçi nuk realizoi dot. Më pas Musta u kundërpërgjigj për Laçin. Në pjesën e parë bardheblutë pretenduan edhe për një penallti, kurse Visar Bekaj ishte shpëtimtari me një pritje ndaj Deliut.
Pa gola pjesa e parë, e dyta në fillim nuk pati raste. Një goditje dënimi u ekzekutua mjeshtërisht nga Mentor Mazrekaj, i cili ndëshkoi Tiranën. Një kundërshtar i preferuar për sulmuesin anësore, që vite më parë ishte një makth për bardheblutë në derbi.
Tirana bëri gjithçka të barazonte, por nuk ia doli. Laçi kishte disa raste për ta mbyllur ndeshjen dhe me gjasa kjo do të jetë keqardhja e madhe e trajnerit Shpëtim Duro. Gjithsesi për momentin te kurbinasit u gëzohen tre pikëve. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 16
E hënë, më 25 janar 2021, ora 13:45
TIRANA-LAÇI 0-1
Shënues: Mazrekaj 72′
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovksi, Hoxhallari, Ismajlgeci, Danso (Cale 59′), Toli (Vayrynen 78′), Vrapi (Halili 46′), Torassa (Behiratche 87′), Muçi, Seferi. Trajner: Tefik Osmani (drejtori sportiv)
Laçi: Sherri, Selmani, Ignjatovic, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja (Lucas Ramos 89′), Musta, Mazrekaj (Xhixha 80′), Nwabueze Trajner: Shpëtim Duro.
Karton i verdhë: Torassa 47′ / Nwabueze 23′, Ignjatovic 66′, Turkaj 84′, Marku 92′
72′ Mentor Mazrekaj befason me një goditje dënimi portierin Visar Bekaj dhe kalon Laçin në avantazh