Flet peshkatari, si shpëtuan vajzat që po tentonte t’i mbyste nëna

schedule14:27 - 16 Gusht, 2018

schedule 14:27 - 16 Gusht, 2018

Admir Murataj, është personi që shpëtoi dy vajzat e mitura që nëna e tyre po tentonte ti mbyste në lumin Seman. Rudina Kishta e cila një ditë më parë u vendos në masën e sigurisë arrest me burg, tha pasi dogji shtëpinë e bashkëjtuesit shkoi në lum dhe aty u gjet nga peshkatari duke u zhytur 6 vjeçareve kokën në ujë.

Ky është heroi që shpëtoi dy të mitura nga duart e nënës së tyre që po i mbyste. Por dhe njeriu më fatkeq që pa atë skenë Pas ngjarjes së rëndë në Grecalli të Fierit, ku Rudina Kishta tentoi të vrasë dy bijat 6 vjeçare dhe dogji shtëpinë e burrit, Ardimir Murataj, tregon momentet më të rënda që i kishin ndodhur në jetë.

Gruaja me binjaket kishte hyrë në lumin Seman për ti dhënë fund gjithçkaje. Murataj me not shkoi pranëtyre dhe fillimisht nxorri njërën nga vajzat. I dha ndihmë me frymë dhe shkoi e shpëtoi tjetrën. Në ndihmë të Adimirit shkoi dhe një shok i tij. Por edhe pasi i nxorrën nga uji gruaja u vuri sërisht duart në fyt për ti mbytur me duar.

E gjitha ndodhi këtë të martë. 42 vjeçarja Rudina Kishta i vuri zjarrin shtëpisë së bashkëjetuesit të saj Ardian Gjika dhe më pas iu drejtua lumit për tu mbytur bashkë me dy të miturat. E pyetur gjatë hetimit, gruaja tha se i shoqi e rrihte dhe ishin shumë të varfër.

Gjykata e Fierit dha të mërkurën masën burg pa afat për gruan, dhe kërkoi ekzaminim psikiatrik. Nga ana tjetër, megjithëse ajo denoncoi publikisht dhunën sistematike të burrit ndaj saj dhe dy vajzat, Policia e Fierit nuk ka nisur asnjë procedim penal për Ardian Gjikën.

Admir Murataj, peshktar: “Shikoj që vjen një grua me dy kalamaj në krahun tjetër të urës matanë. Duke kaluar avash-avash u hodh direkt në lumë, njërën gocë e kishtë në krah kurse tjetrën e kapte prej flokësh dhe filloi ta zhyste me kokë. Thellësia mund të jetë 3 metra a mos më shumë brenda. Kam ecur me not dhe i kam hequr një gocë nga duart dhe gocën tjetër e kishte kapur nga flokët dhe ka ecur prap dhe më është larguar. Kam ardhur me not i kam hequr dhe tjetrën, goca ishte e mbytur komplet. Pasi doli gruaja tentoi që ti merrte fëmijët prap e ti mbyste me thonj. Në moment kanë ndërhyrë prap qytetarët e dorës rome që kanë larguar gruan dhe pastaj direkt kanë telefonuar policinë. Policia ka ardhur pas 5 minutash dhe mori gruan na e largoi nga fëmijët prap. Gruaja tentoi ti merrte fëmijët ti mbyste në sy të policisë. Thoshte fëmijët janë të mitë, do ti mbys bëj ça të dua, më lini do ti marr ti mbys, bëj ça të dua se janë fëmijët e mi.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!