Efikasiteti i vaksinës ndaj mutacioneve, mjeku: Masat kufizuese duhet të ecin paralelisht me vaksinimin

schedule09:42 - 25 Janar, 2021

schedule 09:42 - 25 Janar, 2021

Epidemiologu Fabian Cenko, mjeku Albert Troci  dhe eksperti i Shëndetit Publik Leidon Shapo folën për situatën e vaksinimit në botë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Sipas Shapos, krahas vaksinimit duhet të merren parasysh dhe masat e tjera për mbrotjen nga koronavirusi.

Izraeli që ka vaksinuar miliona tregon se kjo mbrojtje nuk është e pritshmja. Masat e tjera duhet të ecin paralelisht sepse nëse do të presim mrekullinë nga vaksinimi do të kërkojë mjaft kohë.”, u shpreh Leidoni duke shtuar më tej:

Kemi një imunitet natyral që vjen nga përballja me virusin dhe ai vaksinor. Problemet me këtë virus është se variantet e shumta bën që efikasiteti me sasinë janë të dyja në lojë, aty ku nuk ka sasi problemi është madhor dhe numri i rasteve është në rritje. Nëse vaksina nuk bëhet siç është protokolli, do të krijojë problemet e veta.

Për Trocin, përpos vaksinimit është e nevojshme të merren parasysh dhe “armë” të tjera për përballjen me pandemisë, pasi siç theksoi ai, nëse vaksina mund të parandalojë infektimin, antitrupat ndihmojnë në trajtimin e pacientëve tashmë të infektuar.

“Duhet të kemi shumë armë për përballjen me pandeminë. Antitrupat janë përdorur më përpara në Amerikë. Gjermania ka patur shumë raste në rritje dhe kjo e ka detyruar që të gjejë një armë tjetër për të trajtuar pancientër që janë të shtruar. Vaksinimi mbron nga sëmundja kurse antitrupi trajton pacientët që janë të shtruar dhe në këtë mënyrë ke një ilaç që thjesht shkurton dhe shtrirjen në terapinë intensive domethënë më shumë kapacitete spitalore. Në Shqipëri duhet të kemi të dhëna dhe nëse janë të qarta nuk kemi pse kemi paragjykime në marrjen e një vaksine nga Rusia apo nga Kina.”, tha Troci.

Sa i përket efikasitetit të vaksinës për mutacionet e reja që janë shfaqur, Shapo tha: “Janë parë mbi 4 mijë ndryshime gjenetike të sipërfaqes virale por këta të fundit janë më interesante. Virusi është i aftë të ndryshojë lëkurë për të kaluar barrierat mbrojtëse të organizmit tonë dhe po i hapin probleme vaksinës. Versoni britanik, i Afrikës së Jugut i cili ka krijuar probleme dhe vaksina mund të mos jetë aq efikase sa e dimë si dhe ai brazilian. Pozitivja këtu është se duke marrë parasysh gjithë sipërfaqen virale, vaksina mund të ketë nevojë për ndryshime të vogla.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!