Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Kastriotit sot, që luftoi fort, mbajti portën të paprekur dhe siguroi një pikë tepër të rëndësishme ndaj ekipit kryesues.
Miqtë nga Kruja e mbyllën ndeshjen me dhjetë lojtarë. Sokol Neziri kreu një ndërhyrje shumë të ashpër ndaj brazilianit Victor Da Silva në minutën e katërt shtesë dhe u ndëshkua me karton të kuq.
Mesfushori ofensiv ka reaguar me një postim në “Instastory”. “Vrasësi i vërtetë” shkruan 26-vjeçari latin në videon ku dallohet faulli i rëndë i lojtarit të Kastriotit. /abcnews.al