Anxhela Peristeri humbi 22 kilogramë falë kësaj valleje

schedule12:35 - 24 Janar, 2021

schedule 12:35 - 24 Janar, 2021

Anxhela Peristeri është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Pak kohë më parë, Anxhela tërhoqi vëmendjen pas rënies drastike në peshë, rezultat i cili erdhi pas një diete strikte që ndoqi.  Së fundmi, lidhur me këtë Peristeri ka folur me kolegen Jonida Maliqi.

E pyetur nga kjo e fundit për kilet e humbura, Anxhela tha se kishte qenë mbipeshë por kishte qenë dëshira e saj për të ndryshuar. Ndër të tjera, Anxhela rrëfeu se vendosi të niste dietën menjëherë pas një videoje që pa duke kërcyer vallen e pinguinit.

“Ka qenë një udhëtim që kam bërë jashtë shtetit me shoqërinë time dhe po kërcenim vallen e pinguinëve dhe e filmuan e bënë video. Kur shikoja veten time tek vallja si një pinguin i vërtetë thashë nuk mund të jem kështu dhe e vendosa.

Dhe sa jam kthyer në Janar kam hyrë direkt në dietë. Dy muajt e parë ishte e vështirë sepse je mësuar me tjetër lloj regjimi por mendoj se çdo njeri kur ka një synim në jetë e bën. Për 6 muaj kam humbur kilet e para dhe pastaj brenda vitit kisha shkuar aty ku doja.”, u shpreh këngëtarja. /abcnews.al