Një nga zgjidhjet më të mira për flokun e thatë, gjendet në kuzhinën e gjithësecilit prej nesh. Bëhet fjalë për vajin e ullirit, acidet yndyrore të të cilit ushqejnë jo vetëm flokun por edhe skalpin.
Vaji i ullirit ka aftësi mbrojtëse për flokun, sidomos për atë që është subjekt i vazhdueshëm i tharjeve dhe stilimeve me temperaturë të lartë. Ai është shumë i pasur me antioksidantë, vitamina dhe minerale që e ushqejnë flokun.
Sipas agroweb.org, për këtë maskë ju nevojiten: Gjysëm filxhan çaj mjaltë, treçerek filxhan vaji ulliri ekstra i virgjër dhe kapuç dushi.
Përziejeni mjaltin me vajin e ullirit dhe futeni në mikrovalë për 15 sekonda që të ngrohen.
Lajeni flokun dhe thajeni me peshqir.
Më pas vendosni maskën dhe vendosni kapuçin e dushit.
Pas 30 minutash, lajeni flokun me shampo dhe lëreni të thahet natyralisht.
Kjo maskë duhet përdorur një herë në javë./abcnews.al