Fernando Llorente është gati për një aventurë të re. Për sulmuesin spanjoll u përfol për një rikthim te Juventusi, por ai do të aktivizohet me një tjetër ekip bardhezi.
Napoli ka gjetur akordin me Udinesen dhe gjithçka do të zyrtarizohet ditën e hënë. Gennaro Gattuso ka kërkuar ta ketë 35-vjeçarin në dispozicion edhe për duelin e fundjavës ndaj Hellas Veronës.
#Udinese, arriva #Llorente: accordo con il #Napoli e ok del giocatorehttps://t.co/4U8S6Il8cO
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 22, 2021
Vetëm 55 minuta aktivizim numëron goleadori iberik këtë sezon me Napolin. Tani do të provojë një eksperiencë të re në Friuli tek Udinese, që renditet në vend të 15-të në Serie A. /abcnews.al