Dy persona të maskuar kanë hyrë në një banesë në një fshat të Kavajës dhe kanë dhunuar të zotin e shtëpisë, 70-vjeçarin XH.D. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20.00, ndërsa personat e maskuar janë larguar më pas në drejtim të paditur.
I moshuari është goditur me sende të forta dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. I zoti i shtëpisë ka lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet. Dyshohet që autorët të jenë banorë të zonës.
NJOFTIMI I POLICISË
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 22.01.2021, në orën 20:00, në Kavajë dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhën me dhunë banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç, të cilin e ka goditur me sende të forta, dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtēsi.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisē vijon punën për sigurimin e provave që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. /abcnews.al/