VIDEO/ Zero tolerancë në Gjermani, arbitri befason sulmuesin vendas

schedule20:57 - 22 Janar, 2021

schedule 20:57 - 22 Janar, 2021

Në Gjermani nuk tolerojnë aspak. Rregullat zbatohen me përpikmëri dhe kështu ka ndodhur ditën e sotme në Osnabruck-Aue, sfidë e vlefshme për javën e 17-të të Bundesliga 2.

Miqtë fituan 0-1 falë një goli të realizuar në pjesën e parë, teksa një episod i veçantë ndodhi në minutat shtesë të ndeshjes, moment kur Luc Ihorst u ndëshkua me karton të kuq.

 

Sulmuesi i skuadrës vendase shtyu lehtë një John-Patrick Strauss, autorin e golit për Aue, dhe kaq mjaftoi që arbitri ta nxirrte para kohe jashtë fushe. /abcnews.al