Gjykata e Lartë vendos për dosjen “Tahiri”

schedule20:02 - 22 Janar, 2021

schedule 20:02 - 22 Janar, 2021

Nga Glidona Daci

Gjykata e Lartë kalon për gjykim dosjen penale ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish drejtorit të policisë së Vlorës  Jaeld Çela.

Vendimi është marrë në dhomën e këshillimit. Ish-ministri është dënuar nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove. Me 3 vite e 4 muaj burg u dënua Jaeld Çela. Të dy u akuzuan për trafik droge në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj.

Apeli i posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në shkallën e parë, ndërsa Saimir Tahiri dhe Çela iu drejtuan gjykatës së Lartë me rekurs, që u pranua.

Tashmë pritet formimi i trupës gjykuese në Gjykatën e Lartë dhe pasi të bëhet funksionale, pra të krijohet kuorumi prej 5 anëtarësh të nisë shqyrtimi i dosjes. Aktualisht Gjykata e Lartë ka vetëm 3 anëtarë./ Abcnews.al