Këngëtarja e njohur, Gwen Stefani duket se është tepër e lumtur me partnerin e saj Blake Shelton dhe nuk ka pritur që të realizojë ceremoninë e martesës, por e ka vendosur menjëherë unazën.
Gjatë ditës së djeshme, u fotografua nga paparacët kur po shkonte në shtëpinë e një mikeshe në Los Anxhelos dhe vëmendje të madhe morën duart e saj. 51-vjeçarja mbante në gisht unazën e shtrenjtë me vlerë 500 mijë dollarë.
Gwen ishte veshur thjeshtë, me një xhaketë e xhinse, të kombinuara me taka të larta të bardha.
Kujtojmë që këngëtarja nisi romancën e dashurisë me Blake Shelton në vitin 2015, ndërsa tetorin e vitit të kaluar mori propozimin për martesë gjatë udhëtimit në Oklahoma./abcnews.al