Kur na ndajnë vetëm disa ditë nga përballja e Conor McGregor dhe Dustin Poirier, luftëtari irlandez është rikthyer të flasë për një ndeshje kthimi mes tij dhe Khabib Nurmagomedov. 32-vjeçari deklaron se nuk i intereson shumë nëse kjo ndeshje realizohet apo jo, por bota ka nevojë për këtë. Gjithashtu, ai ndalet dhe tek vetja e tij, si dhe lëshon një paralajmërim për të gjithë kundërshtarët e tij.
“Rikthimi i Khabib? Nuk më intereson shumë. Ai nuk e ka thënë diçka të tillë, e ka bërë Dana White (presidenti i UFC). Ky i yni është një biznes i vështirë dhe ka shumë sfida. E dimë të gjithë si kanë shkuar gjërat në jetën e tij personale dhe unë mirë atij. Gjithçka që ka ndodhur mes nesh ndodhi në 2018, ka kaluar shumë kohë”, deklaron irlandezi.
“Bota e di shumë mirë që kjo luftë nuk ka mbaruar. Sporti dhe njerëzit kanë nevojë që ajo të realizohet. Unë nuk kam ndërmend t’i shkoj pas nëse ai nuk dëshiron që të ndodhë. Unë do të ruaj qetësinë time dhe do të vazhdoj me planet e mia. Kjo është ajo që unë po bëj. Ama, nëse Khabib vazhdon të shmangë duelin me mua, atij duhet t’i hiqet titulli kampion”, përfundon McGregor. /abcnews.al