Aktorja e famshme turke, Neslihan Atagul ka hequr dorë nga seriali i saj i suksesshëm, Sefirin Kizi pas problemeve shëndetësore. Aktorja, e cila mori një raport për 10 ditë pasi u dërgua me urgjencë në spital, iu desh të hiqte dorë përfundimisht nga seriali pas diagnostikimit me Sindromën e Zorrës së Irrituar.
Lajmin e bëri me dije vetë aktorja, ndërsa ndau dhe një mesazh lamtumire në rrjete sociale ku shkruante: “Është koha për t’i thënë lamtumirë Nares sime të dashur, gruas të cilën e ndjej thellë kur aktroj. Megjithëse unë e tolerova situatën, trupi im nuk më toleroi mua, prandaj duhet të pushoj pak,”shkroi ndër të tjera aktorja ndërsa falenderonte ekipin me të cilin ka punuar prej muajsh.
Produksioni vendosi ta zëvendësoje Neslihan me aktoren Tuba Büyüküstün. Kjo e fundit, e cila nuk është përfshirë në asnjë projekt prej një kohe të gjatë ka luajtur me aktorin Engin Akyürek në serialin televiziv Kara Para Aşk. “Ish-partneri im, Engin, skenaristi im i dashur, shoqja ime Eylem, i dashuri Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në aktrim, kam kënaqësinë të punoj sërish me ju.”, shkroi aktorja. /abcnews.al