PE thirrje Rusisë për lirimin e Navalny, paralajmëron sanksione të forta

schedule07:55 - 22 Janar, 2021

schedule 07:55 - 22 Janar, 2021

Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të liderit të opozitës ruse Aleksey Navalny dhe të të gjithë të arrestuarve gjatë kthimit të tij në Rusi.

Në rezolutën e miratuar me 581 po, 50 jo dhe 44 kundër, Parlamenti Evropian ftoi vendet e BE të “shtrëngojnë ndjeshëm masat kufizuese të Bashkimit kundër Rusisë”.

Gjithashtu është kërkuar që sanksionet duhet të vendosen edhe kundër oligarkëve rusë të lidhur me regjimin, anëtarëve të rrethit të ngushtë të Presidentit Putin dhe propagandistëve të mediave ruse, të cilët posedojnë pasuri në BE dhe aktualisht mund të udhëtojnë atje.

Ndërkohë kujtojmë se lideri i opozitës ruse është arrestuar më 17 janar sapo ka mbërritur në aeroportin e Moskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!