A është i sigurt gatimi me letër alumini?

schedule21:36 - 21 Janar, 2021

schedule 21:36 - 21 Janar, 2021

Sipas hulumtimit, disa prej letrave të aluminit të përdorura në gatim, pjekje të ushqimit, mund të paraqesin probleme shëndetësore me kalimin e kohës. Shkencëtarët kanë shikuar në rrezik të mundshëm që mund të ketë mbi ekspozimi i aluminit në shëndetin e njerëzve për vite me rradhë. Për shembull, studiuesit kanë gjetur përqendrime të larta të aluminit në indet e trurit të pacientëve me sëmundjen e Alzheimerit. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se marrja e lartë e aluminit mund të lidhet me një ulje të ritmit të rritjes së qelizave njerëzore dhe mund të jetë potencialisht i dëmshëm për pacientët me sëmundje të kockave ose dëmtime të veshkave.

Kjo varet nga ushqimi dhe temperatura.

Hulumtimet kanë zbuluar përgjithësisht se disa faktorë e bëjnë aluminin më shumë të ngjarë të depërtojë në ushqimin tuaj. Një nga këto është temperatura: Sa më e lartë të jetë temperatura në të cilën gatuani, aq më i favorshëm është ambienti që alumini të hyjë në ushqimin tuaj.

Aciditeti i ushqimit është një tjetër faktor kryesor. Sipas Amber Adams, themelues i Kitchens Ready, “Nëse jeni duke gatuar ushqime acidike si domate ose marinata me bazë uthull, kjo mund të prishë fletën dhe të nxjerrë edhe më shumë alumin në ushqimin tuaj./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!