Vrau dy persona në 1999, policia e Pukës ndalon 39 vjeçarin nga Lezha

schedule19:10 - 14 Gusht, 2018

schedule 19:10 - 14 Gusht, 2018

Policia e Pukës në bashkëpunim me policinë e Shkodrës kanë arrestuar një 39 vjeçar i cili ka vrarë me armë zjarri dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1999 dhe viktimat janë shtetasit me inicialet J. N dhe A. H.

Ndue Memaj, me banim në Lezhë, ishte shpallur në kërkim.

Gjykata e Apelit në Shkodër e ka dënuar në vitin 2013 me 20 vite burg, 39 vjeçarin. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me paramendim” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municioneve”.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!