Heroi Çinari: Ëndërr e bërë realitet, Vllazni mos e harro Partizanin!

schedule21:01 - 21 Janar, 2021

schedule 21:01 - 21 Janar, 2021

E enjte fantastike dhe e paharrueshme për Eraldo Çinarin. Sulmuesi shkodran nuk luante prej 6 muajsh (u pezullua nga FIFA) dhe sot i kanë mjaftuar 5 minuta për t’i dhuruar Partizanit triumfin në derbin ndaj Tiranës. 24-vjeçari foli pas takimit për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport.

“Asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Kisha minuta të pakta në këmbë. Nuk jam në maksimumin tim, pasi kam 6 muaj pa luajtur”, tha Çinari fillimisht, ndërkohë që e pranon se nuk e kishte menduar se do i ndodhi si sonte.

“Nuk e kisha menduar kështu. Ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet dhe u bë realitet për mua. Zëvendësimi erdhi në momentin e duhur dhe nuk mund të vinte më bukur se kaq. Asani e di shumë mirë, që unë mund të futem dhe të ndryshoj ndeshjen”.

“Titulli? Vllaznia është me meritë aty, ka lojtarë me kualitete. Kanë bërë një kampionat shumë të mirë, por të mos harrojmë edhe Partizanin. Partizani beson te titulli sepse ka lojtarë kampionë dhe me kualitete. 9 pikë janë, ndërkohë që do të zhvillohen edhe 22 ndeshje.

“Mesazhe nga Shkodra? Sa herë kam shënuar, kam marrë mesazhe të shumta nga shkodranët. Unë jam futbollist profesionist dhe mendoj vetëm për ngjyrën e kuqe të Partizanit”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!