Nga Leontina Nika
Qeveria jep 1 miliard leke shtese për Akademinë e Shkencave, kjo tregon shkrirjen e akujve mes Ramës dhe Akademisë, pasi 3 vite më parë Kryeministri e kërcënoi se nuk do të marrin asnjë qindarkë nëse nuk reformohen nuk do marrin asnjë qindarkë.
Tre vite më parë kryeministri Rama kërcënoi Akademinë e Shkencave se nëse nuk reformohet, s’do të marrë asnjë qindarkë!
Madje kërkoi edhe dorëzimin e godinës! Ndërkohë që fillimi i këtij vitit i gjen me një gjuhë të qete, madje dhe me një buxhet shtesë prej 100 milion lekesh in miratuar me vendim qeverie
Sekretar Shkencor i Akademisë së Shkencave Akademiku Shaban Sinani thotë për ABC se buxheti tregon se Akademia e Shkencave është prioritet për qeverinë.
“Kemi një situatë shumë optimiste për mundësitë që ka Akademia e Shkencave për të punuar për projekte madhore. Me këtë mbështetje buxhetore kuptohet se puna në Akademinë e Shkencave është prioritet.”
Ky buxhet , do të shfrytëzohet për realizimin e tre projekteve madhore ,të cilët kanë qenë peng i buxheteve.
“Qeveria ka vendosur që ky buxhet, t’i bartet për këtë vit, në funksion të tri nismave madhore që ka Akademia e Shkencave, hartimi i një fjalori të madh të gjuhës shqipe, një enciklopedie të botës, shqiptare gjithpërfshirëse dhe hartimi i një historie të popullit shqiptar.” /abcnews.al/