Pse është e rrezikshme të postoni foto të fëmijëve në rrjete sociale!

schedule16:27 - 21 Janar, 2021

schedule 16:27 - 21 Janar, 2021

Sipas një raporti nga Instituti i Sigurisë në Familje, në Internet, 76% e adoleshentëve janë të shqetësuar për privatësinë e tyre.

Hulumtimet tregojnë se shumica e prindërve përdorin mediat sociale për infomacione, por gjithashtu ofrojnë detaje private të jetës së fëmijëve të tyre. Sipas një studimi të Pew Research Center, rreth gjysma e nënave dhe rreth një e treta e baballarëve ndajnë informacion në lidhje me fëmijët e tyre në internet, shumë prej të cilave mund të konsiderohen të turpshme.

Përtej fotove të turpshme, prindërit që ndajnë fotografi të fëmijëve, heqin dorë nga disa nga të drejtat e tyre për privatësi duke i cenuar.

Megjithëse mund të mos ketë qëllim të keq në këto postime dhe prindërit thjesht duan të vlerësojnë publikisht fëmijët e tyre, mund të ketë efekte negative të shpërndarjes së tepërt. Bërja e fotografive familjare për të ruajtur kujtimet është një gjë, por postimi i tyre në internet mund të ketë pasoja të paparashikuara./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!