3 milion italianë u desh të hiqnin dorë nga trajtimi mjekësor, vizitat e specialistëve ose operacionet për shkak të vështirësive ekonomike, pandemisë si edhe izolimit që u mor si masë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Këto shifra janë rezultate të sondazhit të realizuar për periudhën mars-dhjetor 2020, bëjnë të ditur mediat e huaja.
Ndërkohë po sipas sondazhit të realizuar për më shumë se 32.8 milion italianë u anulua ose u shty trajtimi mjekësor.
Këto rezultate janë të realizuara nga mUp Research dhe Norstat për Facile.it.
Pandemia ka vënë në presion të gjitha objektet shëndetësore, veçanërisht ato publike.
/abcnews.al/


