Në fillim të Dhjetorit, çifti shumë i dashur për publikun shqiptar Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë. Dyshja e famshme mirëpritën vogëlushen, Poem Blu dhe ndryshe nga shumë personazhe të tjerë që janë treguar të rezervuar për portretin e fëmijëve të tyre, Sara dhe Ledri kanë qenë dorëlëshuar.
Ata duket se nuk e kanë aspak problem, pas që prej ardhjes në jetë të së voglës zbuluan portretin e plotë të saj. Çifti ka realizuar edhe një set fantastik me të bijën, e cila ka ndryshuar përgjithmonë jetët e tyre. Madje, reperi dhe partnerja kanë hapur dhe një llogari personale në Instagram për Poem Blu, ku ndajnë herë pas here video dhe foto.
Së fundmi, Ledri ka shpërndarë një prej fotove të fundit të vogëlushes, të cilën e ka shoqëruar me këngën dedikuar Poem-it, Si Baba. “M’fal emocion që s’e kam ditë ekziston, veten n’plan t’parë mo nuk e kom. Mezi pres kur ti rritesh e storiet e tua m’kallxon, rrahjet e zemrës teme e tuat n’sikron, babi t’don”, thuhet në pjesën e këngës që Ledri ka shoqëruar foton. /abcnews.al