Ish-presidenti Bill Clinton mezi i ka mbajtur sytë hapur ndërsa merrte pjesë në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden në Kapitol.
Në pamjet e publikuar në media, ndërsa Biden mbante fjalimin e tij të parë, Clinton mezi po mbante sytë hapur, dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re nga përdoruesit e internetit. Momenti u kap nga qindra kamera të pranishme në Kapitol ndërsa njerëzit iu drejtuan Twitterit për të bërë shaka me të.
74-vjeçari Clinton ishte ulur pranë bashkëshortes Hillary dhe prapa ish Zëvendës Presidentit Mike Pence , të cilët dëgjonin me vëmendje ndërsa Presidenti Biden fliste.
Që nga largimi nga detyra, Clinton ka marrë pjesë në gjashtë inaugurime, përfshirë atë të George W. Bush, i cili e mundi në vitin 2001. s.b/abcnews.al/