Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka performuar në inaugurimin e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këngëtarja e hitit “The Bad Romance” Lady Gaga këndoi himnin kombëtar në ceremoninë e Biden dhe Kamala Harris që po zhvillohet në oborrin e ndërtesës së Kongresit Amerikan.
Fituesja e Oscar, Lady Gaga është një mbështetëse e madhe e presidentit të sapozgjedhur Joe Biden dhe ka qenë një prej zërave kryesorë që e kanë përkrahur atë gjatë gjithë procesit të zgjedhjeve.
l.k/abcnews.al