Ramazan Ndreu nuk është ndjerë mirë për humbjen me Teutën. Pas ndeshjes, tekniku krutan foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport: “Në gjithë kampionatin ka qenë arbitrim i rregullt, kurse sot nuk më pëlqeu. Ishte një faull i paqenë. I kam thënë arbitrit që kujdes me ata që simulojnë.
Nuk ia vlen ta zgjasim, nuk ishte faull. Aq është futbolli, një episod vendos. Skuadra bëri ndeshje të mirë, po vuajmë mungesat e titullarëve. Ata që futëm sot janë të rinj që vetëm luftojnë dhe nuk përballojnë kundërshtarë të fortë si Teutës. Presim të plotësohemi dhe të përmirësohemi në vazhdim”.
“Merkato? Nuk është se ma përmirëson merkato skuadrën. Grupin e kam, problemin e kam tek ata që më mungojnë. Nëse vjen ndonjë që plotëson grupin, ok do të jetë”. /abcnews.al

