Tërmeti i 30 tetorit që goditi ishullin grek Samos duke shkaktuar ndërkohë dëme të konsiderueshme në njerëz dhe infrastrukturë në Izmir i bëri banorët e zonës dëshmitarë edhe të një cunami, raporton abcnews.al.
Mediat lokale raportojnë duke iu referuar studimeve të publikuara sëfundmi se cunami kishte një lartësi prej 3.3 metra.
Studimi i bërë nga Profesor Efthymios Lekkas dhe bashkëpunëtorët e tij nga Departamenti i Tektonikës Dinamike të Gjeologjisë së Zbatuar nxorri në pah faktin se ky cunam ishte më i larti gjatë 65 viteve të fundit.
Pavarësisht lartësisë së cunamit, për fat të mirë ai nuk shkaktoi dëme të shumta materiale.
Ndërkohë, në tokën përballë, pikërisht në Izmir, tërmeti shkaktoi dhjetra të vdekur dhe mijëra banesa të dëmtuara. /abcnews.al