Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ftuar në Log në ABC ka bërë me dije se bashkimi me partinë Lëvizja për Ndryshim është një mënyrë për të arritur sfidat e përbashkëta në qeverisje.
Patozi është shprehur se është e rëndësishme që listat e tyre do të jenë të hapura dhe ato janë të gatshëm që të tërhiqen në momentin që ka një votë plus një kandidat.
Ndër të tjera ai ka deklaruar se ai dhe Topalli nuk kanë rivalitet, dhe se mandatin e tyre do ja dorëzojmë të 39.
“Unë nuk e di se çfarë nënkuptoni ju me bisedime konkrete nuk e di pasi ju mund të mendoni që të bëjmë një marrëveshje në këtë tryezë, por ato gjëra bëhen në mënyrë të privatizuar. Ne jemi në një linjë, jemi dënuar që të bashkëpunojmë, pasi kemi një kauz të përbashkët duam të ndryshojmë gjërat jo vetëm rotacionin e pushtetit, përtej gjerave të tjera që janë fati jonë i përbashkët. Ne duhet të shfrytëzojmë dhe avantazhet që mund të japë kandidimi. Ne duhet të lëmë 3 dinozaurat e politikës që të na shtypë veç e veç. Ne kemi një arsye shumë të madhe për të pasur një bashkëpunim.
Ne mund të kandidojmë të dy në Tiranë në Vlorë apo diku tjetër, por pika që na bashkon është se ne kemi pranuar listën e hapur brenda nesh dhe pse kodi elektoral e shkeli kushtetutën me syshkeljen e Bashës në distancë dhe votat e Ramës në parlament por ne duam që kush do të kandidojë në siglën tonë dhe sikur një votë asnjanëse të jetë mes nesh do të marrë mandatin. Unë dhe Topalli nuk kemi rivalitet, mandatin tonë do ja dorëzojmë të 39, pasi në Tiranë do të jenë 39 deputet. Nuk është e rëndësishme që personat e zgjedhur të jenë ato që zihen dhe kapen për xhaketash për të zënë një vend, unë dhe zonja Topalli jemi të parët në sfidë, të gjithë ato që na janë bashkuar i përkasin kësaj race”, është shprehur Patozi.e.su./abcnews.al