Kufiri mes Bosnjës dhe Serbisë. Komisioni i Bosnjë Hercegovinës nuk përfshihet në punimet për demarkacionin

schedule14:13 - 30 Tetor, 2017

schedule 14:13 - 30 Tetor, 2017

Janë rreth 40 mijë metra katrorë territor që pretendohen si nga Serbia ashtu dhe nga Bosnje e Hercegovinë. Por nëse komisioni serb për kufijtë ka nisur punimet, ai i Bosnje e Hercegoivnës nuk është përfshirë ende. Komisioni për kufijtë i Bosnje Hercegovinës nuk është përfshirë në punimet për demarkacionin mes Serbisë dhe Bosnjes. Situata duket e bllokuar dhe pse ka pasur deklarata se cështja do të zgjidhet deri në fund të këtij viti. E përditshmja e Banja Luka “Nezavisne Novine” raporton se presidenti serb Aleksandër Vucic ka qenë në shoqërinë e presidentit Milorad Dodik kur u shpreh se komisioni serb kishte nisur punimet për demarkacionin Anëtari i komisionit të kufijve të Bosnje Hercegovinës Zeljko Obradovic u shpreh se vendi i tij është i gatshëm për bisedime të menjëhershme, duke theksar se i përket komisionit serb të bëjë lëvizjen e para Ai shtoi se nuk kishte asnjë informacion se për cfarë është rënë dakord dhe se është në pritje që dikush tu japë informacionet e duhura Obradovic nënvizoi se gjatë takimit të fundit u ra dakord se rreth 40 kilometra katrorë të zonës kufitare pretendohen nga të dyja vendet. Ai tha se punimet nuk mund të vazhdonin pasi komisionin boshnjak nuk kishte mandat për të negociuar. Po sipas të përditshmes vendase, kufiri mes Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë është 335 kilometra i gjatë, dhe territoret që pretendohen nga të dyja palët ndodhen rreth Zvornik, Bajina Basta, zonë nëpërmjet së cilës kalon linja hekurudhore Beograd-Bar, si dhe një zonë rreth bashkisë së Priboj në Serbi, e cila ndahet nga territori i bashkisë së Rudo-s, në Bosnje e Hercegovinë. Për sa i përket hekurudhës, gjatësia e saj nëpërmjet Bosnje e Hercegovinës është rreth 12 kilometra. Serbia kërkon që i gjithë territori rreth linjës hekurudhore të jetë i saj por sipas burimeve jo zyrtare, Beogradi nuk ofron asnjë territor në shkëmbim të kësaj zone Gjatë një deklarate për shtyp pasi takimit me Dodik në Beograd, të dielën e kaluar, Vucic u shpreh se do të bënte më të mirën për të siguruar negociata konstruktive në mënyrë qëtë mos dëmtohen interesat e Serbisë dhe popujve të të dyja vendeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!