Ski në Hungari, Austri dhe Zvicër pavarësisht pandemisë

schedule13:10 - 18 Janar, 2021

schedule 13:10 - 18 Janar, 2021

Hungarezët po shijojnë borën dhe natyrën malore pasi rezortet e skive vijojnë të mbeten hapur në vend pavarësisht pandemisë. E njëjta gjë ndodh dhe në Austri e Zvicër

Ndërsa në Itali, Francë dhe Sllovaki sezoni i skiimit nuk ka nisur ende, hungarezët mund të shijojnë malet e tyre

Në këtë vend pistat dhe rezortet mbeten hapur dhe pse janë disa masa për të shmangur përhapjen e infektimeve. Por njerëzit shprehen se pikërisht pse shëndeti është i rëndësishëm, është mirë të bësh ski, në ajër të pastër. Ata theksojnë se janë shumë të kujdesshëm në dizentifikimin e mjeteve dhe mbajtjen e maskave.

Në rezorte pranohet një numër i kufizuar të ftuarish për të shmangur mbipopullimin. Fundjava aktuale ishte më e ftohta e sezonit për Hungarinë por kjo gjë nuk trembi turistët. Dhe për shkak të kufizimeve nuk është se ka shumë alternativa.

Përvec Hungarisë dhe Austria e Zvicra kanë mbajtur hapur impiantet. Në Itali do të qëndrojnë mbyllur deri në15 shkurt. Sezoni dimëror është kompromentuar tashmë.

Mbyllja e impianteve nuk shkakton vetëm dëme ekonomike për rezortet por dhje për hotelet, restorantet dhe shërbimet e tjera si taksi dhe shoqëri transporti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!