Kthimi i Fernando Torres te Atletico Madrid në shtator të vitit 2020 u përshëndet si një lajm i madh nga tifozët, me ish-sulmuesin, që u kthye në kryeqytetin spanjoll për të nisur karrierën e tij si trajner.
Torres po zhvillohet ngadalë, por me hapa të sigurt dhe tani është larguar nga akademia, ku ishte pjesë e stafit trajnues të Ricky Alonso, për të kaluar te Atletico Madrid B, ku sipas Marca, po punon që nga e mërkura.
Ndeshja e parë e Torres me skuadrën e re do të jetë këtë pasdite kundër Poblense, një betejë, që mund të jetë fillimi i një karriere të frytshme. Torres nisi karrierën e tij si futbollist në akademinë e Atletico Madrid para se të kalonte katër vjet me Liverpool dhe Chelsea.

Ai më pas kaloi kohë me Milanin para se të kthehej në Atletico në vitin 2015. Sulmuesi, i cili ishte pjesë e rëndësishme e formacionit të Simeone gjatë kohës së tij në Madrid i dha fund karrierës së tij në Japoni. /abcnews.al


