Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Një vajzë 9-vjeçare ka humbur jetën, pasi është përplasur nga një makinë.
Policia e kryeqytetit njofton se rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues Alban Guri, ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Paraprakisht dyshohet se e mitura i ka dalë para automjetit. Sakaq, shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.
Abcnews.al mëson se 9-vjeçarja është aksidentuar para banesës së saj. Familja e së miturës jeton me qira në këtë banesë.
Nga pamjet e siguruara shihet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, ku vihet re edhe mungesa e trotuarit.
Njoftimi i plotë:
Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
g.v/abcnews.al