Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një person u arrestua me armë dhe 500 fishekë, thirrje për të shmangur lëvizjet pranë Kapitolit

schedule12:51 - 17 Janar, 2021

schedule 12:51 - 17 Janar, 2021

Oficerët në Uashington DC arrestuan një burrë nga Virxhinia i cili u përpoq të kalonte përmes një postblloku të policisë në Kapitol.  Ai kishte në dorë gjithashtu një armë dhe më shumë se 500 fishekë.

I arrestuari, i identifikuar si Wesley Allen Beeler, po ngiste një kamionçinë me mbishkrimin:”Nëse vijnë për armët tuaja jepni më parë plumbat tuaj”.

Duke iu përgjigjur lajmeve për arrestimin, përfaqësuesi demokrat i SHBA Don Beyer i Virxhinias tha se rreziku ishte real, ndërsa po afron inaugurimi i Joe Biden.

“Kushdo duhet të shmangë zonën përreth Capitol këtë javë,” shkroi Beyer në Twitter.

Zyrtarët e zbatimit të ligjit të SHBA po përgatiten për marshimet pro-Trump në Uashington dhe të gjitha 50 kryeqytetet e shtetit këtë fundjavë, duke ngritur barriera dhe duke vendosur mijëra trupa të rojeve kombëtare në përpjekje për të parandaluar sulmet e dhunshme që tronditi kombin kur mbështetësit e Trump sulmuan Kapitolin në 6 Janar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!