VIDEO/ Sekuestrohen mbi 35 kg marijuanë në Igumencë, arrestohet shqiptari

schedule12:39 - 17 Janar, 2021

schedule 12:39 - 17 Janar, 2021

Në kufirin greko-shqiptar janë sekuestruar  35 kg 880 gram marijuanë. MeDiat greke raportojnë se se sasia e drogës është kapur në Igumenicë, në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Pas kontrollit të ushtruar në makinë, me ndihmën e qenit “Lussy”, policia zbuloi 35 pako me 35 kg 880 gram marijuanë.

Në pranga ka rënë një shqiptar, ndërsa në banesën e tij në Agia Varvara në Athinë, u gjetën dhe u sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshë 103.6 gram dhe një peshore.