Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, nuk po kalon një moment të mirë. Francezi ishte titullar në duelin e djeshëm kundër Angers, të cilën kryeqytetasit e fituan me rezultatin 1-0. Bomberi kaloi një tjetër ndeshje pa lënë gjurmë dhe ndeshjet e fundit e ka harruar shijen e golit.
21-vjeçari nuk ka shënuar asnjë gol në katër ndeshjet e fundit me fanellën e PSG-së. Kjo është një ndër periudhat e tij më të dobëta në klub, që nga prill-maji i vitit 2018.
Në këtë sezon Mbappe numëron 15 paraqitje në Ligue 1, ku ka shënuar dhe 12 gola e 5 asiste. Gara për titullin kampion në Francë është më e hapur se kurrë këtë vit, edhe pse PSG-ja është sërish në vendin e parë. /abcnews.al