AKU nis kontrollin e marketeve në zonat rurale

schedule12:53 - 11 Gusht, 2018

schedule 12:53 - 11 Gusht, 2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur një tjetër aksion të rëndësishëm. Vëmendja është përqendruar në marketet e zonave rurale, duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve të skaduara dhe duke garantuar tek konsumatori sigurinë ushqimore.

Kontrolleve për sigurinë ushqimore nuk i kanë shpëtuar as dyqanet ushqimorë. Konkretisht në Dibër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nisur kontrollin e të gjitha supermarketeve dhe dyqaneve që tregtojnë produkte ushqimore në zonat rurale të këtij qarku. Ky aksion është ndërmarrë për evitimin e konsumimit të ushqimeve të skaduara, apo atyre që nuk tregtohen në kushtet e duhura higjieno-sanitare.

Trupa inspektuese e AKU-së ka evidentuar në Klos 6 subjekte me aktivitet “minimarket” të cilët janë kapur në flagrancë duke tregtuar produkte të skaduara. Ndaj këtyre subjekteve janë marrë masa administrative gjobë si dhe bllokim të produkteve kryesisht mish, sallam, miell dhe patatina.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë kësaj stine ka kryer një vazhdimësi kontrollesh duke mbajtur nën trysni të gjitha subjekte tregtare, duke bërë që deri në këtë fazë të ketë eliminimin e  problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore. Inspektime janë kryer edhe në pikat doganore, rezultatet e fundit të të cilave kanë cuar në bllokimin e një ngarkesë prej 25.3 ton miell gruri me origjinë greke, për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!