VIDEO/ “Krasniqi e Kyrian super”, Gjata: Idhujt e mi Zlatan e Balaj, çdo ndeshje si finale

schedule17:10 - 16 Janar, 2021

schedule 17:10 - 16 Janar, 2021

Mario Gjata ishte vendimtar sot për skuadrën e Apolonisë me goli e tij, duke i dhënë një fitore minimale ndaj Laçit. Pas ndeshjes ai foli për mediet e pranishme, ku tregoi rreth betejs së sotme dhe objektivave të Apolonisë në vazhdim.

“Jam i kënaqur me veten time. Po e ndihmoj ekipin dhe po i jap pikë skuadrës me golat e mi. Vij nga një dëmtim dhe tani po marr minutazhin e duhur dhe dalëngadalë do rikthehem. Nuk është e lehtë sepse kam 4 muaj pa stërvitje.

Në Shqipëri nuk ka shumë sulmues “pykë”. Është Krasniqi, me të cilin kam pasur fatin të luaj para dy vitesh. Është Nwabueze. Të dy janë sulmues të fortë dhe golashënues. Idhulli im është Zlatan Ibrahimovic, ndërsa te Shqipëria është Bekim Balaj, përshtatet më shumë me lojën time.

Kombëtarja Shpresa? Dua të bëj mirë për ekipin fillimisht. Ëndrra e çdo lojtari është të përfaqësojë kombëtaren e tij. Të gjitha ndeshjet e ardhshme janë si finale për ne. Duam të shkëputemi nga fundi. Të gjitha ekipet janë të forta dhe të fuqishme”, u shpreh Gjata. /abcnews.al