Gjyshi i autorit: Ishim në një drekë, kur u ktheva gjeta 8 të vdekur

schedule11:39 - 11 Gusht, 2018

schedule 11:39 - 11 Gusht, 2018

Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës ka treguar për mediat momentet e tmerrit kur gjeti të vrarë 8 pjesëtarët e familjes së tij. Ai thotë se nipi i tij para se të kryente krimin ishte në një drekë familjare. 

Gjyshi i autorit: E ëmë e tija, i thashë ku do vesh, do çoj dhentë më tha. Iku erdhi këtu. Vija që llafosesha me burazerin rrija dy –tre orë dhe ikja.

Gazetari: Me burazerin që vdiq?

Gjyshi i autorit: Po ai është një, dy vëllezër ishim ne. Dëgjoj krisma. Bam, bam, bam, jo automatik. Ç’është kjo, qëllojnë llamarina a kazani. Epo e hëngra, se unë nuk dëgjoj as nga veshët. Iku i ati i tij me të ëmën, vij këtu asnjë, vete te djali i vëllait Azemi, as atë, dyer e penxhere hapur, asnjeri nuk kishte. Kur u ktheva e pashë tim vëlla me kokë poshtë të vrarë, e mora  e ujdisa, ujdisa dhe kunatën, kur kthehem këtej, nipin e të shoqen e tij e gjeta mes gjëmbave në hardhi, i nxorra dhe ata i ujdisa mirë, dhe pak më vonë nuk dija nga të bëja. Flisja kot, ulërija kot, njeri nuk më dëgjonte.

Gazetari: Kë ka goditur të parin?

Gjyshi i autorit: Nuk e di, po i gjeta të tërë përjashta. Në atë kohë kthehem dhe vete te nipolli i vogël, ajo qe më kujë e zezë.

Gazetari: Po për debatin që ka pasur?

Gjyshi i autorit: Jo ore ne dy vëllezër ishim, as fëmijët./abcnews.al