Dolly Parton regjistron një këngë sekrete, por s’mund ta dëgjoni deri në këtë vit

schedule10:05 - 16 Janar, 2021

schedule 10:05 - 16 Janar, 2021

Vitin e kaluar, mbretëresha e muzikës country Dolly Parton pranoi se po përgatiste disa këngë që nuk do të publikohen para vdekjes së saj. Një nga këto këngë është shkruar dhe regjistruar por nuk do të jetë të dispozicion të fansave deri në vitin 2045.

Siç shpjegoi Parton kohët e fundit në librin e saj të ri, “Songteller: My Life in Lyrics”, ajo e shkroi këngën dhe diskun e la në një kuti në Dollywood, me udhëzimin për të mos e hapur për 24 vite.

“Kjo është si të varrosësh një nga fëmijët e mi, ta vendosësh në akull ose diçka tjetër, dhe unë nuk do të jem aty për ta parë të rikthehet në jetë”, shkruan Parton në libër, botuar nëntorin e kaluar.

Parton thotë se është magjepsur nga ideja për ta publikuar këngën vite më vonë, ndërsa shpreson që deri në atë kohë të jetë gjallë. “Mbase dhe nuk vdes. Unë do të jem 99. Kam parë njerëz që jetojnë më të vjetër se kaq… Nuk e di nëse dua të jetoj 100 vjeç apo jo.“, theksoi ajo. /abcnews.al

Ju nuk do ta dëgjoni Mbretëreshën e Nashville duke kënduar këtë melodi të veçantë deri në vitin 2045.