Kthimi i Nawalnyt në Moskë me rrezik

schedule22:16 - 15 Janar, 2021

schedule 22:16 - 15 Janar, 2021

Kritiku i Kremlinit, Aleksej Navalny duhet të llogarisë më arrestimin pas kthimit të dielën në Moskë, njoftojnë autoritetet ruse.

Kritikun e Kremlinit që dëshiron të kthehet të dielën në Rusi, e presin jo vetëm disa qindra përkrahës, por me shumë gjasa edhe arrestimi. Një gazetë ditore ruse, Nesavisimija Gazeta ka shkruar të premten, se në faqen e Facebookut të përkrahësve të Navalnyt janë mbledhur 6000 vetë, kurse më shumë se 1000 vetë duan ta presin Navalnyn në aeroport. Edhe avokati i Navalnyt nuk e ka përjashtuar mundësinë e arrestimit të klientit të tij.

Të enjten Autoriteti i Zbatimit të Arrestimeve, FSIN bëri të ditur në Moskë, se Aleksej Navalny është shpallur person në kërkim më 29 dhjetor. Ai ka “detyrimin të marrë të gjitha masat” për arrestimin e 44 vjeçarit. Kundërshtari i Kremlinit, që ka qëndruar në Gjermani për rehabilitimin fizik pas atentatit me helmim, do të kthehet të dielën në vendlindje.

Kritiku i Kremlinit dhe mbështetësit e tij e akuzojnë qeverinë në Moskë, se kërkon të pengojë kthimin e tij në Rusi. Navalny publikoi në llogarinë e tij së fundmi në twitter dokumente gjyqësore, nga ku del, se një dënim me arrest shtëpie i vitit 2014 do të shndërrohet në një vendim me burg. FSIN ka bërë të ditur, se duhet të arrestojë Navalnyn, derisa të sqarohet rasti në gjykatë. Politikani i ka shkelur disa herë kushtet e dënimit pesëvjeçar, sipas FSIN, Navalny nuk ka respektuar detyrimin e paraqitjes dy herë në muaj. Procesi gjyqësor është planifikuar më 29 janar. Autoriteti rus pranon, se Navalny ka qëndruar tre javë në koma në një spital të Berlinit, por e akuzon kritikun e Kremlinit, se nuk e ka respektuar një ftesë më 23 tetor. Ai i ka njoftuar autoritetet një muaj me vonesë, se ndodhet për trajtim në Rusi.

Russland I Nawalny

Navalny arriti të mbijetojë një sulm me helm në gusht të vitit të kaluar. Dy ditë pas kolapsit të tij gjatë një fluturimi të brendshëm në Rusi, Navalny u soll në një klinikë në Berlin. Analizat laboratorike në Gjermani, Francë dhe Suedi që u konfirmuan edhe nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike, OPCW treguan, se Navalny u helmua me një lëndë helmuese luftarake të grupit Novitçok. 44 vjeçari Navalny bën përgjegjës për atentatin kundër tij një “komando vrasësish” të Shërbimit të Brendshëm Rus, FSB, nën Putinin.

Qeveria gjermane dhe shtete të tjera perëndimore bënë fjalë për një tentativë për vrasje me Novitçok. Putin dhe FSB i hodhën poshtë akuzat. Mjaft opozitarë dhe analistë kthimin e konsiderojnë si një hap të guximshëm kthimin në Moskë të Navalnyt duke e krahasuar atë me një Nelson Mandela të ri./DW