Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës. Siç raporton gazetari Elton Nika një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. sakaq, nga përplasja mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha.
Në këtë aks vijojnë punimet për projektin e rrugës së lumit të Vlorës. g.v/abcnews.al





