Luhet Roma-Lazio dhe para ndeshjes për mikrofonat e Sky Sport foli Igli Tare, ish-sulmuesi i kombëtares sonë dhe drejtori sportiv i Lazios.
Vlonjati prej më shumë se një dekade është pjesë e bardhekaltërve, ku edhe është bërë një nga drejtorët sportiv më të mirë në Europë.
Në sezonet e shkuara në adresë të tij erdhi një ofertë nga Milani, por Tare vendosi ta refuzojë dhe të qëndrojë krah presidentit Lotito te Lazio. Gjatë ditëve të fundit flitet për një tjetër ofertë në adresë të tij.
Dan Friedkin, pronari i ri i Romës flitet se e ka si opsion për ta bërë drejtuesin e ri të klubit Taren. Në lidhje me këto thashetheme ai u pyet nga gazetari i Sky Sport, por përgjigja e Iglit ishte e drejtpërdrejtë dhe e prerë.
“Ju po më pyesni, por unë jam në klubin më të madh të kryeqytetit. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Lazios”, tha Tare. /abcnews.al