“Kjo është e tmerrshme”, Redon Makashi përballë persekutimit: Kur do ja bësh BAM?

schedule18:15 - 15 Janar, 2021

schedule 18:15 - 15 Janar, 2021

Në rubrikën “Dua apo s’dua” të programit “Abc e Pasdites” Ermali i pyet dy të ftuarit, Redon Makashi dhe Daniela Shima, nëse bezdiseshin nga pyetja e perhershme “kur do ia bëni bam”. Si ndihen ata të dy kur i pyesin për lidhje serioze apo dasmë? Që të dy mesa duket nuk e kanë qejf këtë situate.

“Në fakt duam, s’duam ne kjo pyetje bëhet”, tha Daniela. Ndërkohë që Redoni e drejton tabelën në fytyrën e tij, duke treguar anën “S’DUA”. Ermali e pyet përsëri atë duke i thënë: “Sa të ka persekutuar kjo pyetje?”

“Kjo pyetje është e tmerrshme. I kam thënë të gjithëve mos ma bëni më këtë pyetje se nuk e kam unë në dorë. Jo thotë ai, dhe në fund e bëjnë prapë duke thënë “si përfundim kur do martohesh””, tha Redoni, ndërsa të tre qeshnin në studio.

Mes të qeshurave Ermali e pyet Danielën se si do të ishte vajza që mund t’i përshtatje Redonit. Modelja thotë batutën e një filmi shqiptar: “Vangjel kripën ta hodhi ajo. Të jetë fiks si  Tana te Vangjeli”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!