Dëshmitar i Gjykatës Speciale, gjendet i vdekur ish-zyrtari i policisë së Kosovës

schedule16:17 - 15 Janar, 2021

schedule 16:17 - 15 Janar, 2021

Ish zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviçi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit. Lajmi është publikuar nga mediat në Kosovë.

Reporteri.net shkruan se ka kontaktuar zyrtarisht Policinë e Kosovës, por ata nuk kanë mundur ta konfirmojnë këtë, vetëm se kanë thënë se ka informacione për një vdekje të dyshimtë, por ende nuk e dinë identitetin e viktimës.

Ai ka qenë i thirrur si dëshmitar nga Tribunali Special në Hagë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!